SITUATA ME SHPËRTHIMIN E ZJARRIT NE PARKUN NACIONAL BJESHKET E NEMUNA

SITUATA ME SHPËRTHIMIN E ZJARRIT NE PARKUN NACIONAL BJESHKET E NEMUNA

Krijuar në datën 07/31/2021

Pejë, 30/31.07.2021.

NE ORET E MESDITES ,NE PARKUN NACIONAL BJESHKET E NEMUNA - LOKACIONI SHTUPEQ PATI SHPERTHIM ZJARRI !

Ne orët e pasdites se djeshme dt. 30.07.2021 QOE (Qendra Operative Emergjente) 112 Peje njoftoi se kishte marre njoftimin për shpërthim te zjarrit ne lokacionin e cekur me larte. Nga njësitë e kujdesit për parkun Nacional te cilat fillimisht ishin ne veprim për te shuar ose vene nen kontrolle zjarrin, por nuk kishin arrite. Si pasoje kane kërkuar ndihmën e NJESIVE PROFESIONALE TE ZJARREFIKJES DHE SHPETIMIT PEJE.

Nga ora 15.00 dt. 30.07.2021 ne veprim te koordinuar nga Agjencia Menaxhimit Emergjent vendosen edhe pjesëtarë te Njësive Profesionale ZSH nga rajoni i Pejës, si Klina Istogu, Gjakova Juniku dhe Deçani te menaxhuar dhe drejtuar nga Agjencia AME .

Gjithsej nga NJPZSH me dt. 31,07.2021 23 pjesëtar edhe nga Komunat ne veprim .

Ne gatishmëri për reagim ne situate ishin ngritur edhe njësia e FSK me 28 pjesëtarë, pjesëtar te parkut nacional 12 ,dhe pjesëtarë te NJSU - Policisë se Kosovës janë ne veprim me kapacitetin e tyre.

Përpjekjet për ta vene ne kontroll zjarrin ishin te pa mjaftueshme ne situatën e krijuar , nder tjerash edhe shkaku i terrenit te thepisur dhe pa qasje për shuarje nga Toka.

Rrjedhimisht, ne koordinim me QO AME (Qendrën Operative te AME-s ) gjegjësisht QO MPB përcillet kërkesa ne QS SKSK ( QENDREN e Situatave Ne Sekretariatin e Këshillit te Sigurisë Kosovës) për ndihme me helikopter te KFOR- it.

Ndihma u ofrua nga JOC (Joint Operation Center) e KFOR dhe zjarri përkohësisht u stabilizua deri ne orët e mbrëmjes se date. 30.07.

Sot , dt. 31.07.2021 nga orët e mëngjesit te hershem ne veprim janë te gjitha kapacitetet vendore te cekura me larte , me veprim te eliminohet rreziku i riaktivizimit te zjarrit.

Demi i përafërt bazuar ne vlerësimin paraprak, supozohet deri ne 50 ha sipërfaqe te përfshira.

Vlerësimi përfundimtar behet pasi te përfundojë plotësisht rreziku për riaktivizim te zjarrit.

Për ta përcjell situatën nga afër , ne vendngjarje sot janë edhe udhëheqja e Agjencisë Menaxhimit Emergjent AME -drejtori i përgjithshëm z. Fadil Kodra.

Po ashtu, ne vend ngjarje ishin edhe përfaqësuesit e kabinetit te Ministrit te Punëve te Brendshme, si shefe e kabinetit z nj Jeta Tela, ZV. Ministri Bardhyl Dobra te shoqëruar me staf nga kabineti i Ministrit te MPB-së.